Categories Lajme

Thirrja për dialog nga Turqia, Greqia: Takim në Tiranë? S’kemi marrë asnjë ftesë akoma

Ministria e Punëve të Jashtme në Greqi ka reaguar pas lajmit të se homologu i tij turk Mevlut Çavusoglu e ftonte për dialog. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Alexandros Papaioannou në nje deklaratë për mediat është shprehur se deri më tani institucioni nuk ka marrë asnjë ftesë nga ministria turke në lidhje me një datë për për raundin e 61-të të kontakteve eksploruese.

“Deri më tani, Ministria e Jashtme Greke nuk ka marrë asnjë ftesë nga Ministria e Jashtme Turke në lidhje me caktimin e një date për raundin e 61-të të kontakteve eksploruese. Greqia, siç dihet, ka shprehur gatishmërinë e saj për t’iu përgjigjur, në rast të një ftese përkatëse nga pala turke, në bazë të Ligjit Ndërkombëtar në lidhje me caktimin e zonës së EEZ dhe shelfit kontinental,”  është shprehur Papaioannou.

Ndërkohë në deklaratën e ministrit të Jashtëm turk Mevlüt Çavuşolulu të bërë ditën e sotme, thuhet se Turqia fton Greqinë të rifillojë kontaktet kërkimore brenda janarit.

Siç tha ai, ndër të tjera, “na u tha që hetimet nuk mund të fillonin ndërsa Oruc Reis ishte në zonë. Anija u largua atje dhe për rreth gjashtë muaj do të bëjë kërkime në një zonë tjetër. Pra Greqia nuk ka asnjë justifikim “. Raundi i fundit i bisedimeve mes Turqisë dhe Greqisë për këtë çështje është zhvilluar në 2016 në Athinë. Ndërkohë tre ditë më parë Çavusoglu  deklaroi se në javët e ardhshme ai  po përgatitet të “ndërtojë” një dialog me homologun e tij grek Nikos Dendias . Gjithashtu ministri turk Çavusoglu është shprehur se kryeministri shqiptar Edi Rama donte ta takonte atë së bashku me Ministrin e Jashtëm Grek Niko Dendias në Tiranë, por Dendias ishte i izoluar gjatë kësaj periudhe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME