Categories Turizëm

Nga Migen Xhelo/ Ndihem krenar qe i kam sjell Vlorës qindra turistë

Thonë se mburja është virtyt i njerëzve të vegjël, por krenaria ju përket të fisnikëve dhe per kete arsye ndjehem krenar qe i kam sjell ketij qyteti 100-dra turiste qe kane shpenzuar parat e tyre ketu. Per promovimin qe i kam bere ketij qyteti pa u lodhur dhe pa pushuar asnje dite qe kur fillova karieren time si fillim guide turistike (i pari ne Vlore i licencuar nga Ministria e Turizmit) dhe me pas administrator i Agjencise turistike Travel Club Albania dhe me pas si specialist i Turizmit prane Bashkise Vlore. Nuk u lodha asnje  dite qe te punoj per qytetin edhe kurr rethanat me zhgenjenin nga disa njerez qe jo vetem nuk punohej me ta sepse mentaliteti i tyre ishte hajd te ham ca nxjerrim sot dhe per neser shohim prap.

E si ti bindje ata se duhet te punojm per me gjate , se duhet te ndryshojm sjellje, se duhet te marketohemi me shume, se duhet te trajnohemi vazhdimisht, se duhet te bejm pjese ne cdo eveniment dhe panaire kombetare dhe nderkombetare te turizmit, se duhet te bashkepunojm me njeri-tjeterin per te nxjere nje oferte turistike, duhet te bejm sondazhe, studime, statistika per te pare ku jemi, cfare nuk kemi bere mire dhe si mund ta permiresojm me keto burime qe kemi duke permiresuar fillimisht veten tone!

Prap nuk u lodha edhe pse ketu eshte shume e veshtire te ecesh para me idete ku mentaliteti nuk i perqafone ato fillimisht por duhet te sprovohesh qe ti pranojn. Megjithate, ç;kuptim do kishte jeta pa veshtiresite, ato te bejn te ecesh perpara , te krijosh, te rritesh, te rrezohesh dhe te mesosh se si te ngrihesh prape. Dhe ne fund jo per nga rendesia, dua te them se kjo merite me siguri qe nuk eshte vetem e imja por njesoj edhe atyre qe me kane qendruar ne krah gjate gjithe kohes. Padiskutim qe ketu nuk dua te le jashte edhe njerez te tjere qe kane bere shume me shume edhe nuk ja njeh askush sepse preferojn te rrine ne heshtje. Por ndonjehere eshte mire ti veme ne dukje per te kuptuar gjithkush kur flet per merita se meritat tregohen me fakte dhe jo ne letra ne sirtare.

Zgjodha 1% te fotove qe kam ne arkivat e mija nder 5 vite.
Ps.Kete shkrim nuk e bera per te terhequr vemendjen se nuk kam nevojë per vemendje, po per ti kujtuar disa personave qe vetem perbaltin njerez te punes pa patur asnje merite dhe asnje kontribut ne shoqeri dhe ne kete qytet. Kaq kisha. Per te tjerat flasim vetem me fakte, fjalet jane boshe. Nga Migen Xhelo

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME