Categories Lajme

“Thuaj që ishte korona”: Gazetari i lexon Piperos mesazhin e qytetares, ja si reagon ai

Në një intervistë në studion e Abc News, mjeku infeksionit Pëllumb Pipero foli për situatën e krijuar nga përhapja e koronavirusit në vend. Gazetari Endri Xhafo i lexoi mjekut një mesazh që i kishte mbërritur nga një qytetare, e cila i ka shprehur mosbesimin e saj për ekzistencën e koronavirusit. Sipas saj pas vdekjes së një të afërmi, familjarëve u është kërkuar që ta deklarojnë si viktimë të koronavirusit.

Lidhur me këtë, Pipero u shpreh se nuk ka mundësi të ndodhë, pasi duhet letër konfirmuese nga mjeku infeksionit që e ka ndjekur. “Nuk mund të ndodhë pavarësisht se çfarë thonë. Pa një letër konfirmuese nga mjeku që është Covid nuk ka shanse të ndodhë kjo gjë. Nuk duhet ta besojmë”, u shpreh Pipero.  Më tej, mjeku rrëfeu një bisedë të tij me një farmaciste 26-vjeçare e prekur nga Covid.

“Një farmaciste nga Durrësi më mori ne tel pardje më tha jam keq. Kam dalë pozitive dhe jam ke dhe më vjen keq që kam qenë njeriu mosbesues që thoja mashtrohet populli. Sapo ju thashë që ka dy realitete. Kur më shohim mua më thonë ‘o Pipero po vërtet ka Covid mo’. Në spital po hyre i sëmuri nuk të lëshon nga dora se është i vetëm. Realiteti i spitalit është ndryshe. Mua më vjen keq që numrat te ne janë rritur se jemi të shkujdesur”, tha Pipero, ndërsa apeloi edhe njëherë për përdorimin e maskave nga qytetarët. Sipas tij maska është e vetmja mënyrë për të ulur numrin e rasteve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME