Categories Politike

Thumbimin e Trumpit, Thunberg e vë në biografinë e saj në Twitter

Aktivistja për klimën, Greta Thunberg, ka ndryshuar biografinë e saj në Twitter duke ia kthyer thumbimin presidentit amerikan Donald Trump pas deklaratës së tij drejtuar Thunbergut pasi ajo u përzgjodh Personi i Vitit 2019 nga prestigjiozja “Time”. Ai ka thënë se Thunberg “ka problem me menaxhim të zemërimit” dhe duhet të “shkojë të shikojë ndonjë film të vjetër me shokë”. “Qetësohu Greta, qetësohu”, ka shtuar ai.

Më pas Thunberg përdori këto fjali të Trumpit në biografinë e saj në Twitter duke thënë se “është një adoleshente që punon në menaxhimin e zemërimit. Aktualisht po pushon dhe po shikon një film të vjetër me një shok”. 16-vjeçarja suedeze u shpall të mërkurën Personi i Vitit pasi udhëhoqi lëvizjen botërore kundër ndryshimeve klimatike.

Kjo s’është hera e parë që ajo ndryshoi biografinë në Twitter duke reflektuar në kritikat e liderëve botërore ndaj saj. Të martën ajo ndryshoi biografinë në “pirralha” – fjalë portugeze për “fëmijë me sjellje të këqija”. Kështu i ishte drejtuar presidenti brazilian ditë më parë Thunbergut. Në tetor, në biografinë e saj në rrjetin social shkruhej “fëmijë i sjellshëm, por i painformuar mirë”, siç i ishte referuar presidenti rus Vladimir Putin. /KultPlus.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME