Categories Lajme

Thyen masat anti-covid duke mbajtur muzikën, gjobiten dy lokale në Sarandë

Uniformat blu nuk kanë kursyer lokalet në Sarandë që mbajnë muzikën ndezur përtej orarit të lejuar. Ata kanë proceduar penalisht si dhe i ka vendosur gjobë dy lokaleve. Policia njofton se gjatë patrullimit të tyre, kane evidentuar se dy lokale, me administratorë shtetasit S. D., dhe A. T., mbanin ndezur muzikën përtej orarit të lejuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, për këtë arsye, ata i kanë vendosur nga 10 milionë lekë të vjetra gjobë secilës. Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe shtetasit B. M, E. V., U. A dhe E. D., të katërt banues në Tiranë, pasi kanë prishur qetësinë publike duke zhvilluar aktivitet me muzikë pas orarit të përcaktuar, në hotelin e administruar nga shtetasi S. D.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit. Njoftimi i plotë i Policisë:
U konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të lejuar, ndëshkohen me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 2 subjekte. Procedohet penalisht 1 administrator subjekti dhe 4 shtetas të tjerë për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.

Sekuestrohen disa pajisje muzikore. Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrolleve kanë konstatuar dy subjekte me administrator shtetasit S. D., dhe A. T., për të cilët janë vendosur masa administrative 1.000.000 lekë secili, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Në vijim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u proceduan penalisht për veprat penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, shtetasit: -S. D., banues në Tiranë (administrator hoteli), pasi ka prishur qetësinë publike duke mbajtur muzikë pas orarit të përcaktuar në hotelin e tij, në lagjen nr.1, Sarandë;

  1. M, E. V., U. A dhe E. D., të katërt banues në Tiranë, pasi kanë prishur qetësinë publike duke zhvilluar aktivitet me muzikë pas orarit të percaktuar, në hotelin e administruar nga shtetasi S. D. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME