Një peshk i llojit Marlin, me peshë 650 kilogramë, është kapur dhe është sjellë në Hervey Bay, në Queensland të Australisë.
Peshku peshon 30 kilogramë më shumë sesa peshku që mbante rekordin botëror. Marlini i zi u kap nga Rob Crane, i cili kaloi dy orë duke u përballur me peshkun.
“Këto janë krijesa të mahnitshme. E kanë këtë madhësi kur arrijnë moshën 25-vjeçare. Nuk ka si këta në botë dhe definitivisht duhen më shumë kërkime shkencore për këtë lloj peshku”, ka thënë Crane.
Peshku, gjithashtu, tërhoqi vëmendjen e vendësve gjatë kohës sa u peshua në breg. E, banorët dhe fëmijët e shfrytëzuan rastin të bëjnë fotografi me peshkun e çmuar.