Categories Lajme

20 mijë shqiptarë janë “skllevër modernë”, denoncimi: Të dhëna alarmante

20 mijë shqiptarë mund të quhen skllevër të kohëve moderne për shkak të punës së detyrueshme, trafikimit, martesave të detyruara apo shfrytëzim të fëmijëve.

Raporti është publikuar pak muaj më parë nga Fondacioni Walk Free, ku sipas Indeksit Global të Skllavërisë Moderne 2018, Shqipëria renditet e 43 nga 167 ekonomi të analizuara.

Lidhur me këtë raport ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike dhe njëherësh kryetarja e Aleancës së Grave Parlamentare, Dhurata Çupi.

Në një postim në Facebook, Çupi shkruan se kryeministri rama po e detyron popullin të ikë nga sytë këmbët, duke u sjellë si Pasha.

Postimi i plotë:

Sipas Indeksit Global të Skllavërisë Moderne 2018, i Fondacionit Walk Free, Shqipëria renditet e 43 nga 167 ekonomi të analizuara.
Ku te paktën 20 mijë shqiptarë mund të quhen skllevër të kohëve moderne, e për këtë “meritat” i ka qeveria që “po merr masat’ që të varfërojë gjithnjë e më shumë
Të dhënat e këtij indeksi I referohen cështjeve si trafikimi i njerëzve, puna e detyrueshme, martesa e detyruar, apo shitja dhe shfrytëzimi i fëmijëve.
Në këtë mënyrë e rilindi Shqipërinë Edi Rama,duke u sjellë si PASHA në tokën e tij ndërsa po I detyron të shkojnë nga sytë këmbët popullin e tij.
Nuk e di nëse kryeministri ka lexuar të dhëna të tilla alarmante, por di që edhe po ta lexonte nuk I bën përshtypje. Kjo sepse ai skllavërimin ndaj të pamundurve e ka mënyrë qeverisjeje; duke I blerë shqiptarët në cdo palë zgjedhje Rama, u merr dinjitetin, dhe u lë vetëm frymën për të jetuar.
Shqiptarët duan punë, dinjitet e mirëqenie
Shqiptarët nuk duan lëmoshë dhe nëpërkëmbje. Me politikat e ndjekura në këto 5 vite qeveria , jo vetëm që eshte treguar e pamëshirshëme ndaj të pamundurve, duke u hequr ndihmën ekonomike mijëra familjeve, por edhe kur punojne, ata vërtetë nuk munden të paguajnë taksat e kripura cmimet e larta të ujit e dritave.Duhet te ndergjegjesohemi te gjithë së bashku çdo ditè jo vetèm sot si dita ndërkombëtare e luftēs kunder skllavërimit modern.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME