Categories Teknologji

Thyhet rekordi i shpejtësisë, Bugatti Chiron ia shkel 490.5 km/h

Bugatti Chiron tashmë është zyrtarisht vetura më e shpejtë në botë. Vozitësi Andy Wallace nga kanali “Top Gear” me këtë veturë e arriti shpejtësinë prej 490.5 kilometrash në orë në pistën “Ehra-Lessien” në Gjermani.

Rekordi i shpejtësisë u vërtetua edhe nga Shoqata për Inspektime Teknike e Gjermanisë. Kështu, Bugatti Chiron bëhet vetura e parë që e tejkalon kufirin prej 300 miljesh në orë apo 482 kilometrash në orë. Për arritjen e këtij rekordi, vetura është ndërtuar me aerodinamikë të veçantë. Kjo veturë është më e ulët se Bugatti-t tjerë dhe është 25.5 centimetra më e gjatë.

Bugatti Chiron ka motor me vëllim 8.0 litra, 16-cilindërsh dhe me katër turbo, i cili prodhon 1600 kuaj fuqi. Prodhuesi i gomave, Michelin, ka prodhuar goma të veçanta për këtë veturë, të cilat quhen “Pilot Sport Cup 2”, të cilat mund të sillen deri 4100 herë në minutë.

Ato madje u janë nënshtruar kontrollit me rreze X për t’u siguruar se nuk kanë asnjë lëshim apo ndonjë milimetër devijim nga forma e përkryer rrumbullake, shkruan “Cnet”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME