Categories Lajme

“Ti je idiot”, qytetarët sulmojnë Kryeministrin australian

Banorët e qytetit Cobargo në Australi kanë akuzuar Kryeministrin Scott Morrison për mënyrën e menaxhimit të zjarreve të mëdha që kanë përfshirë vendin, duke shkaktuar edhe viktima. Kryeministri shkoi sot në këtë qytet të prekur më së shumti nga zjarret, ku u përball me zemërimin e banorëve. Disa prej tyre refuzuan ta takonin, ndërsa të tjerë nuk kursyen as akuzat në drejtim të tij.

“Je një idiot”, i bërtiti njëri nga banorët. Kurse një grua refuzoi që t’i jepte dorën për ta takuar. Ky rast është filmuar nga një kamera amatore, pamjet e së cilës kanë qarkulluar në rrjetet sociale. “Do t’ju jap dorën vetëm nëse jepni më shumë fonde. Shumë njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre. Ne kemi nevojë për më shumë ndihma”, i tha gruaja Kryeministrit, para se ky i fundit të largohej i turpëruar. Të tjerë i thanë se duhet “të ketë turp nga vetja” dhe e akuzuan se “e la vendin të digjej”. Një grua tjetër iu drejtua duke i thënë: “Jemi plotësisht të harruar këtu. Sa herë që në këtë zonë ka përmbytje ose zjarre, nuk marrim asnjë ndihmë. Nëse do të jetonim në Sidney ose në bregun verior, do të na dërgonin me urgjencë donacione dhe ndihma”.

Kjo situatë, duket se për Kryeministrin Morrison do të ndikojë negativisht edhe në zgjedhje. “Nuk do të merrni asnjë votë këtu. Kush i voton Liberalët këtu? Asnjë”, i tha një tjetër banor. Nga zjarret e fuqishme në këtë zonë humbën jetën at e bir 29 dhe 63 vjeç, teksa po përpiqeshin të shuanin flakët e zjarrit që kishin përfshirë shtëpinë e tyre. Kryeministri i Australisë u kritikua së tepërmi edhe gjatë ditëve para Krishtlindjes, për shkak se kishte shkuar për pushime në Hawaii teksa zjarret po shkatërronin vendin. Në Victoria është shpallur gjendja e emergjencës për shkak të situatës së rëndë, kur deri më tani nga zjarret që kanë nisur prej Shtatorit 2019 kanë humbur jetën 18 persona dhe 17 të tjerë rezultojnë të humbur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E braktisur nga qeveria/ Rrënohet ndërtesa ku u burgosën martirët e fesë në Durrës

Godina e burgut të vjetër në Durrës po rrënohet dita-ditës, ndërsa banorët po e harrojnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E PLOTË/ Nga “non grata” e ambasadorit deri tek sulmet ndaj Bashës e Ramës, çfarë ndodhi në Konventën e PL

Partia e Lirisë zhvillon sot në Pallatin e Kongreseve Konventën Kombëtare, e thirrur nga Ilir…

LEXO ME SHUME