Categories Lajme

Arrihet marrëveshja për qeverinë teknike në Maqedoninë e Veriut

LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE-ja kanë arritur marrëveshje për ministrin teknik për Punë të Brendshme. Naqe Çulev është propozimi i VMRO-DPMNE-së. Pas konsultimeve telefonike me Kryeministrin Zaev dhe liderin e BDI-së Ahmetin, nga opozita kanë njoftuar se Çulev është një kandidat mbipartiak. Me këtë kompletohet përbërja e Qeverisë Teknike që duhet t’i zbatojë zgjedhjet e 12 Prillit. Lideri i opozitës Mickoski, tha sot se detyra e ministrit të ri të Brendshëm do të jetë të sigurojë ambient demokratik për zgjedhje, por edhe, siç u shpreh, të nxjerrë në dritë të “palarat” e Kryeministrit Zaev dhe qeverisë. “Të sigurohen kushte për zgjedhje parlamentare fer dhe demokratike, të krijojë staf të personave me të cilët do të bashkëpunojë, dhe pastaj tërë të “palarat” e Zaevit dhe Spasovskit  t`i nxjerrë në publik”.

Sipas paralajmërimeve, nesër Kryeministri Zoran Zaev do të dorëhiqet, kurse Presidenti i vendit Stevo Pendarovski duhet t`ia besojë mandatin Oliver Spasovskit, i cili u emërua Kryeministër teknik i qeverisë kalimtare që duhet t`i organizojë zgjedhjet e 12 Prillit. Parlamenti nesër deri në mesnatë pritet të votojë Qeverinë Teknike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME