Categories Lajme

Aksidenti me dy viktima në Tiranë, dinamika e ngjarjes

Këto janë pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur sot në orën 15:15 në rrugën “Xhanfize Keko” në zonën e Porcelanit në Tiranë. Dy këmbësorë humbën jetën pasi u përplasën nga një makinë. Sikurse duket në këtë video të kamerave të sigurisë të siguruar nga tvklan.al, automjeti ngjyrë gri tip “Volkswagen Beetle” me targa AA 544 SX po qarkullonte me shpejtësi të lartë në krahun e kundërt të rrugës kur përplasi makinën tjetër “Volkswagen” me targa AA 758 YZ, që po kthehej në anën e majtë. Nga përplasja e fortë mes tyre, mjeti ngjyrë gri që drejtohej nga Etjon Lazri përfundoi në trotuar duke përplasur dy këmbësorë, një burrë dhe një grua.

Ata humbën jetën në vendngjarje. Viktimat janë Erion Balla 36 vjeç nga Rrësheni dhe Hidajete Salliu 72 vjeç banuese në Tiranë. Dy këmbësorët po qëndronin në trotuar pranë vijave të bardha kur u përplasën fatalist nga makina me targa AA 544 SZ që për rreth 100 metra ka udhëtuar në kundravajtje në tentativë parakalimi dhe me shpejtësi të lartë. Etjon Lazri, shoferi i automjetit që shkaktoi aksidentin, u dërgua fillimisht në spital ku mori trajtim mjekësor dhe më pas u shoqërua në polici për t’u pyetur lidhur me rrethanat e ngjarjes. Edhe shoferi i makinës së dytë, Edmond Murati u shoqërua për t’u pyetur nga blutë e kryeqytetit. Aksidenti i rëndë ndodhi pranë qendrës së Tiranës në ditën e dytë të vitit 2020.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME