Categories Lajme

TikTok nuk do të mbyllet! Kompania kineze shpjegon variantin e saj për bisedën me kryeministrin Rama

Për herë të parë kompania Tik Tok jep varantin e saj se çfarë biseduar me kryeministrin Edi Rama në Davos pas vendit të qeverisë shqiptare për ta mbyllur këtë platformë.

AFP thotë se burime nga kompania TikTok i thanë se “”ishte një takim konstruktiv me marrëveshje për të punuar me qeverinë për të adresuar çdo shqetësim”.

Megjithatë agjencia franceze nuk jep detaje të tjera për terma konkret të kësaj marrëveshje të cituar në shkrim.

Më tej në artikull citohet komenti kryeministrit Edi Rama pas takimit që ai zhvilloi dy ditë më parë gjatë samitit të Davosit me Christine Grahn, kreun e Marrëdhënieve me Qeveritë & Politikën Publike të TikTokut për Europën.

Kryeministri Edi Rama tha se në takim shtruam shqetësimet që na çuan në vendimin e mbylljes së përkohshme të aksesit në platformë nga Shqipëria, si edhe dëgjuam rrugët e mundshme të adresimit të tyre nga ana e kompanisë.

AFP thonë në shkrim se  pas diskutimeve me Christine Grahn, një nga zyrtarët më të lartë të TikTok në Evropë, sugjeroi që një ndryshim i politikës ishte i mundur.

Qëndrimet me kryeministrit Rama në Davos AFP i komenton si një “kthesë e  dukshme e Ramës  dy ditë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi një dekret për pezullimin për 75 ditë të ndalimit të TikTok, pronarët e të cilit janë urdhëruar nga Kongresi amerikan të shesin platformën ose ta shohin atë përfundimisht të ndaluar në Amerike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, disa 15 familje

Policia e Fierit deklaroi se u erdhi në ndihmë banorëve të fshatit Riban, Mallakastër, të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në kufirin Shqipëri-Greqi, humb jetën një alpinist 20-vjeçar nga Kili

Një alpinist 20-vjeçar nga Kili ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi ra në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME