Categories Lajme

Tiranë/ Shpallet në kërkim edukatorja, keqtrajtoi një të mitur në kopshtin privat

Një edukatore e një kopshti në zonën e Astirit në Tiranë u shpall në kërkim nga agjentët e Komisariatit nr. 6 pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një fëmijë të mitur gjatë qëndrimit në kopsht.

Babai i një të mituri, ka denoncuar në komisariatin nr.6 në Tiranë se djali i tij është keqtrajtuar në kopësht nga eduktatorja, R.G., 46 vjeçe.

Burime pranë bluve bëjnë me dije se i ati i fëmijës ka denoncuar se edukatorja e ka goditur me shpullë, ndërsa fillimisht është ankuar te pronari i kopshtit, i cili pasi mësoi ngjarjen e ka pushuar menjëherë edukatoren nga puna. Pas denoncimit 46-vjeçarja nuk është gjetur në shtëpi dhe po punohet për ta lokalizuar për sqarimin e ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases R. G., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja R. G. ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore”, informoi policia e Tiranës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, disa 15 familje

Policia e Fierit deklaroi se u erdhi në ndihmë banorëve të fshatit Riban, Mallakastër, të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në kufirin Shqipëri-Greqi, humb jetën një alpinist 20-vjeçar nga Kili

Një alpinist 20-vjeçar nga Kili ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi ra në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME