Categories Sport

Tirana fiton për herë të 25-të titullin kampion

Skuadra e Tiranës në futboll është shpallur kampione e Shqipërisë pas humbjes së Kukësit 1-0 në Shkodër ndaj Vllaznisë. Ky është titulli i 25-të kampion për skuadrën bardheblu që udhëheqet nga trajneri Egbo. Sa i përket ndeshjes së zhvilluar në Shkodër, kuqeblutë e kërkuan me forcë fitoren, duke dominuar me raste që në pjesën e parë, kur pas një pretendimi për 11-metërsh nga Gilman Lika, Sidorenkos ia mohoi golin Avdyli.

Kuqeblutë ngulmuan me dëshirë dhe grintë edhe në pjesën e dytë, por goli do të vinte vetëm në fundin e ndeshjes me autor Adilin, që e detyroi Kukësin ta niste edhe një herë topin nga qendra.  Një fitore që i jep një fije shpresë Vllaznisë për të shmangur play out-in, por nga ana tjetër kurorëzon Tiranën kampione të vendit. Në sfidat e tjera të ditës Teuta barazoi 0-0 me Partizanin ndërsa Laci mundi 3-0 Bylisin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME