Categories Lajme

Tirana, Kukësi dhe Fieri ofrojnë pagat më të larta në vend, ja cilat qytete paguajnë më pak

Qarqet e Tiranës, Fierit dhe Kukësit ofrojnë pagën më të lartë mesatare për një të punësuar në raport me qarqet e tjera gjatë vitit 2018 sipas të dhënave të INSTAT.

Paga mesatare mujore në Shqipëri në vitin 2018 është 50.589 lekë, qarku Tiranë ka pagën mesatare mujore më të lartë (57.533 lekë ), ndërsa qarqet Lezhë dhe Shkodër kanë pagën më të ulët (afërsisht 39.000 lekë).

Harta e pagave sipas rajoneve tregon se qarqet që kanë të zhvilluar industrinë fason dhe shërbimet kanë një nivel më të ulët të pagës mesatare për të punësuar, siç është rasti i qyteteve të, Shkodrës, Korçës.
Ndërsa qytetet që shfrytëzojnë burimet natyrore të tilla si Kukësi që e ka të bazuar punësimit kryesisht në administratë dhe miniera ka një nivel page mestarë më të lartë.

Pagat e larta në qarkun e Kukësit vijnë në paradoks me të ardhura për frymë, të cilat nga më të ultat në shkallë vendi, por kjo ndodh për faktin se ka ende një papunësi shumë të lartë.

Krahasuar me mesataren mujore në nivel kombëtar, qarku Tiranë ka pagën mesatare mujore më të lartë (13,72 %), ndërsa qarku Shkodër ka pagën më të ulët (22,06 %).

Të dhënat tregojnë se bashkitë, të cilat kanë të zhvilluar punësimin ne sektorin e industrisë nxjerrëse kanë vlerën e pagës mesatare mujore shumë afër vlerës së asaj në nivel kombëtar.

Krahasuar me vitin 2017, paga mesatare mujore bruto gjatë vitit 2018 shfaq një tendencë rritjeje me 3,3 %.

Qarku Durrës ka rritjen më të madhe të pagave (5,0 %), ndërsa qarku i Kukës ka rritjen më të vogël (1,6 %), më 2018.

Studimet mbi pagën mesatare mujore bruto tregojnë se përqindjen më të madhe të ndryshimit e kishte sektori i Arte, argëtim dhe çlodhje me 16,85 %, ndërsa kjo përqindje në sektorin e aktiviteteve të pasurive të paluajtshme u ul me 2,13 %.

Të dhënat tregojnë se qarqet që kanë të zhvilluar turizmin kanë ofruar paga më të larta vitin e kaluar. Qarqet e Durrësit, Tiranës dhe Beratit ofruan rritjen më të madhe të pagës vitin e kaluar në raport më të tjerat./ Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME