Categories Lajme

Tirana mban vendin e parë, ja sa policë kanë rezultuar pozitivë në disa qytete të Shqipërisë

Shifrat e efektivëve të policisë që dalin pozitiv nga testi i d rogës, sa vijnë e rriten. Tirana kryeson me mbi 25 efektiv që përdorin lëndët narkotike. Në Vlorë 15 efektiv rezultojnë përdorues, në Sarandë gjithashtu 3 efektiv.

Në Elbasan përveç asaj që u zbulua të hënën një efektive e re, një tjetër koelege e saj e moshës 25-vjeçe ka rezultuar përdoruese të cilat janë shkarkuar nga detyra. Edhe në radhët e efektivëve meshkuj ka pasur raste pozitive por nuk dihet ende një numër i saktë. Në Shkodër janë të paktën 11 efektiv të konfirmuar si përdorues.

Shifra këto të bazuara në burime jozyrtare pasi Policia e Shtetit ende nuk ka zbuluar asnjë informacion rreth vijimit të këtij procesi. Gjë të cilën pritet ta komunikojë në një konferencë për mediat drejtori Gledis Nano shumë shpejt. Ndërkohë që testimet janë në vijim, disa drejtori i kanë mbajtur hermetike rezultatet e testimeve.

Nga ana tjetër, edektivët që kanë rezultuar pozitiv kanë ngritur pretendime se analizat nuk kanë qenë të sakta. Disa kanë pretenduar kontekstin e moshës, pasi ka prej tyre edhe në prag pensionimi, disa të tjerë pavërtetësinë e testeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME