Categories Lajme

Tirana merr fitoren e tretë radhazi

Më një 11-metërsh të fituar me dinakëri dhe shumë polemika, Teuta arriti Vllazninë me pikë në renditje. Në Ballsh durrsakët siguruan një barazim. Ishte mesi i pjesës së parë kur në zhvillimet e një goditjeje nga këndi në zonën e Bylisit, Renato Arapi rrëzohet në zonë duke pretenduar 11 metërsh për të cilin arbitri nuk hezitoi ta akordonte.

Ishte Dejvi Bregu që çoi topin në rrjetë. Nuk zgjati shumë dhe ballshiotët në kundërsulm barazuan. Amos Anthony është autor i golit. Tirana mori fitoren e tretë radhazi. Bardheblutë fituan 2-1 jashtë fushe përballjen me Kastriotin. Skuadra e Orges Shehit mori avantazhin në minutën e 20. Neziri preku një top me dorë në zonë dhe arbitri akordoi 11-metërsh.

Taulant Seferi goditi i saktë nga pika e bardhe. Në pjesën e dytë Hoxhallari shënoi një perlë të vërtetë në minutën e 59’, duke dërguar topin në cepin e portës krutane në një goditje dënimi. Reagimi i Kastriotit erdhi dhe në minutën e 67 shkurtoi diferencën me David. Deri në fund të ndeshjes, Tirana administroi mirë rezultatin. Pas pak minutash pritet të nisë sfida Partizani-Skënderbeu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME