Categories Sport

Tirana rikthehet për Europën dhe titullin

Tirana nuk ndalet më. Fiton 1-0 ndaj Vllaznisë dhe shkon në -6 nga kreu, duke rikuperuar të tjera pikë, si për zonën europiane, gjithashtu dhe për mbrojtjen e trofeut. Bardheblutë triumfuan me vetëm një goditje në portë ndaj Vllaznisë, falë një goli të Idi Bathës, në një përballje që ishte deri diku e mërzitshme për numrin e rasteve të krijuara, sidomos në pjesën e parë, por që Vllaznia nuk meritonte kurrsesi ta humbiste.

Në të 74-tën Idi Batha shënon për Tiranën nga goditja e dënimit, topi kalon gjithë pasqyrën e portës dhe shkon në rrjetë. Në të 80-tën nderpritet për shkak të mungesës së ambulancës. Vllaznia pati qarkullim, por jo rrezikshmëri deri në fund, duke mos arritur të shmangë dot humbjen e 7-të në këtë kampionat e duke zbritur në -2 nga kreu, ndërsa për Tiranën ndizet një dritë jeshile në garën për titull në një sezon që përpara uljes së Shehit në stol konsiderohej i dështuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME