Categories Lajme

Tiranë, grabitet argjendaria e njohur

Në qendrën tregtare “City Park”, është grabitur një argjendari në datën 2 janar të këtij viti.

Grabitës të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në ambientet e qendrës tregtare mëngjesin e 2 janarit dhe pasi kanë thyer xhamat e argjendarisë kanë lidhur punonjësit. Më pas ata kanë arritur të grabisin gurë të çmuar dhe bizhuteri me vlerë rreth 200 mijë euro.

Duke iu referuar raportimeve të “News24”, dyshohet se grabitësit kanë qenë të paktën katër persona. Një prej pronarëve të biznesit ka thënë se është angazhuar vetë në gjetjen e grabitësve.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pasi grabitësit ishin larguar. Blutë u njoftuan nga rojet e sigurisë së qendrës tregtare. Për vonesën në njoftimin e uniformave blu dhe mos reagimin, janë çuar për ndjekje penale me akuzën e shpërdorimit të detyrës punonjësit e shoqërisë private të sigurisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME