Categories Lajme

Tiranë, Gruaja shfrytëzohet nga bashkëshorti për prostitucion/ në pranga 26-vjeçari

Një rast shfrytëzimi prostitucioni është zbuluar në Tiranë këtë të dielë, ku 26-vjeçari detyronte me dhunë bashkëshorten. I përfshirë në këtë rast të rëndë është edhe një 70-vjeçar që jetonte i vetëm, i cili gjente klientët dhe vinte banesën në dispozicion për të ushtuar prostitucionin 27-vjeçarja.

Bazuar në provat e grumbulluara, në kuadër të operacionit policor “EXPLOITATION” , i riu akuzohet për veprat “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Dhuna në familje”.

I moshuari 70-vjeçar arrinte të siguronte klientët për gruan, ndërsa bashkëshorti 26-vjeçar e detyronte të ushtronte aktivitetin me dhunë.

“Zbulohet dhe goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, një rast i shfrytëzimit për prostitucion. Finalizohet operacioni policor i koduar “EXPLOITATION”. Shfrytëzonte bashkëshorten për prostitucion, duke ushtruar dhunë ndaj saj, vihet në pranga 26-vjeçari.

Në pranga edhe një 70-vjeçar që jetonte i vetëm, i cili gjente klientët dhe vinte banesën në dispozicion për të ushtuar prostitucionin 27-vjeçarja  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, bënë të mundur zbulimin, dokumentimin dhe goditjen e një rasti të shfrytëzimit për prositucion nëpërmjet dhunës.

Bazuar në provat e grumbulluara, në kuadër të operacionit policor “EXPLOITATION” u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shfrytëzimi i p rostitucionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Dhuna në familje”, i shtetasit V. Gj., 26 vjeç, banues në Tiranë”, sipas policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndërsa vijon puna për  identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME