Categories Lajme

Tiranë/ I riu dënohet me 2 vite burg, plagosi në këmbë shokun e Sadamit

Një konflikt për bllokimin e rrugës për pak sa nuk ka përfunduar me viktima në Tiranë. Stelio Ismailati gjatë një konfliktime me Sadam Vatën, ka plagosur rëndë shokun e tij të fundit Brikel Shira në këmbë. Për këtë krim, gjykata e Tiranës ka dënuar pak ditë më parë me 2 vite burg Stelio Ismailatin për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve luftarake” dhe “Plagosjes së rëndë nga pakujdesia”. Ndërsa për mikun e tij, Abedin Ismailati,gjykata ka vendosur një dënim prej 3 muaj burg për akuzën e “Kanosjes”.

Sipas prokurorisë së Tiranës, e cila ka menaxhuar dhe hetimin Sadam Vata, në 12 tetor 2018, rreth orës 12:45 ishte duke kaluar në rrugën “Hamdi Pepo” pranë tregut të ushqimeve me kamjonçinën me targa TR914OT. Gjatë kësaj kohe para automjetit të tij ka dalë një automjet i markës “Volksvagen” nga i cili ishte një drejtues automjeti i cili i thoshte të hapte rrugën. Pasi kanë bërë një debat me fjalë drejtuesi i automjetit ka zbritur nga automjeti dhe i ka shkuar pranë derës së automjetit të tij. Pasi kanë bërë një debat drejtuesi i automjetit “Volksvagen” ka hipur në automjetin e tij duke i bërë me shenjë të mbylli gojën.

Drejtuesi i automjetit “Golf”, ka ikur përsëri në drejtim të rrugës që erdhi, ndërsa deklaruesi së bashku me shokun e tij Brikel Shira, kanë ikur në drejtim të Selitës. Gjatë rrugës në kryqëzimin me rrugën “Ilia Dilo Sheperi’, Sadam Vata ka parë automjetin me shoferin e të cilit kishte bërë debat disa minuta më parë, ku në automjet ishte dhe një person tjetër. Në këtë moment ai ka ecur në drejtim të rrugës që të çon në selitë. Kur kanë shkuar në hyrje të rrugës “Qelam Butka”, kanë ndaluar automjetin pasi nuk kishte mundësi për të ecur për shkak se ishte zënë rruga nga një automjet i rastit. Gjatë kësaj kohe në derën e anës së shoferit, në anën e djathtë të saj ka shkuar një person me të cilin pasi ka bërë një debat, ai i ka nxjerrë një armë zjarri nga brezi i pantallonave, ndërsa deklaruesi i ka vënë dorën mbi pistoletë duke ja ulur poshtë. Sadam Vata, shpjegon se në kohën që kishte ulur pistoletën me tytë të drejtuar poshtë, është bërë shkrepja e saj dhe si pasojë është dëmtuar në dorën e djathtë Brikel Shira.

Në këtë moment Sadam Vata ka mundur ti marrë armën e zjarrit të llojit pistoletë dhe fillimisht e ka fshehur në anën e pasme të sediljes së tij. Disa çaste më vonë deklaruesi i ka dhënë pistoletën shtetasit që kishte nxjerr pistoletën dhe në atë moment ka shkuar një punonjës policie,i cili e ka zbritur Steljo Ismailati dhe me pas ky i fundit është larguar duke ikur me vrap. Në hetimet paraprake është marrë deklarim nga Brikel Shira, i cili shpjegon se ishte pasagjer në automjetin kamionçin i cili drejtohej nga shoku i tij Sadam Vata dhe në kohën që kanë kaluar në rrugën “Hamdi Pepo”, pranë tregut, ju kishte zënë rrugën një automjet i tipit “Golf 4” dhe pas një debati që kanë bërë me drejtuesin e automjetit, ai është larguar në drejtim të Selitës. Gjatë rrugës disa metra më larg, në kohën që kanë ndaluar automjetin e tyre, një person i moshës rreth njëzet vjeç, ju ka shkuar në automjet dhe pasi ka hapur derën e automjetit pas një debati ai ka filluar të ushtroj dhunë fizike ndaj tyre dhe gjatë asaj kohe ka nxjerre një armë zjarri pistolete, të cilën ai ja ka kapur dhe e ka ulur poshtë, pranë këmbëve të tij. Në atë moment pistoleta është shkrepur dhe si pasojë ai është dëmtuar në këmbën e djathtë.

Ai shpjegon se në kohën që është shkrepur pistoleta personi që kishte pistoletën është larguar nga automjeti dhe ka shkuar përsëri, pak çaste më vonë duke kërkuar pistoletën deri sa e mori, pasi atë e kishte marrë shoku i tij Sadam Vata. Ai shpjegon se në kohën që personi i pa njohur prej tij ka marrë pistoletën është larguar.

Për qëllimin e hetimit është marrë deklarim nga Klajdi Kurti, i cili ka shpjeguar se është banor i lagjes Selite, dhe gjatë qëndrimit në seli ka dëgjuar disa të bërtitura dhe kur ka shkuar pranë vendit të ngjarjes ka parë një person të plagosur në këmbe dhe një punonjës policie i cili i kishte thënë të çonte në spitalin ushtarak të dëmtuarin, të cilin ai ia ka çuar. Ai shpjegon se nuk dinte asnjë lidhur me konfliktin që kishte ndodhur. Disa orë më vonë pas kësaj ngjarje këtij shtetasi i është rimarrë deklarim pasi ai ka gjetur një bluzë gri me mënga të gjata pranë vendit të ngjarjes dhe e kishte hedhur në disa kartona mbeturinash pranë dyqanit të tij, ku është edhe vendi i ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U zbuluan nga përgjimet e Sky ECC, dërgohen për gjykim 4 personat që trafikuan 1 ton marijuanë

SPAK ka bërë të ditur se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykim dosjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Si parashikohet të jetë moti sot

Meteorologia Tanja Porja në A2 CNN është shprehur se ditën e sotme pritet një rënie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME