Një ngjarje e rëndë sapo ka në zonën e Alliasit, në Tiranë. Një person është hedhur nga kati i pestë i një pallati. Personi ka rënë në tarracën e katit të dytë të pallatit dhe ka mbetur i v arur në një pjesë metalike, duke terrorizuar banorët, raporton balkanweb.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca, e cila e ka marrë menjëherë për ta transportuar në spital, pasi ishte me shenja jete.
Mësohet se 64-vjeçari me iniciale Z. B. e ka kryer aktin ekstrem rreth orës 19:00, në rrugën “Njazi Meka”, Për pasojë, ai ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Grupi h etimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat ndërsa dyshohet se i lënduari vuan nga probleme të shëndetit mendor.
