Një 36- vjeçar është arrestuar nga policia italiane në zonën e quajtur Via Traversante Ravadese. I riu është arrestuar nga Karabinierët e Njësisë së Hetimit të Compagnia di Parma, menjëherë pas një kontrolli të rastësishëm, shkak i të cilit është bërë qëndrimi i dyshimtë i të arrestuarit.
Pas kontrollit është zbuluar se shqiptari ishte i dënuar me tre vite e 11 muaj burg për grabitje të rënda, dënim të cilin ai duhet të ishte duke e kryer.
Në makinën e tij karabinierët gjetën sende të vjedhura, ndërmjet të cilave edhe një pajisje për peshimin e diamantëve.
