Categories Lajme

U prangos nga SPAK, zbardhet e shkuara “e errët” e Bujar Muratit: I arrestuar edhe në…

Mes 11 të arrestuarve sot në qytetin e Lushnjës nga SPAK për tenderin korruptiv prej 24 milionë lekësh të reja për rehabilitimin e kanalit ujitës, bashkë me kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushe, ishte edhe Bujar Murati, administratori i “Euro Alb”.

Mirëpo kjo nuk është hera e parë që ai arrestohet, pasi është prangosur edhe në vitin 2009 për abuzim me tenderat publikë. Në atë kohë Murati ishte drejtor i përgjithshëm i prokurimeve publike.

Sipas hetimeve që po kryheshin për tenderin prej 125 mijë eurosh të uniformave blu, i arrestuar mbeti edhe Bujar Murati, drejtor i Përgjithshëm i Zhvillimit të Procedurave të Përqendruara të Prokurimit pranë Ministrisë së Brendshme.

Asokohe prokuroria u shpreh se kater biznesmenët e kompanive i kanë paguar shuma të majme Muratit, duke u paracaktuar fitues në tenderin për uniformat. Ndërsa sot ai u arrestua si administrator i “Euro alb” që përfitonte fonde publike. Kjo kompani ka qenë e vetme në garë dhe ky investim do të kryhej në fshatin Bitaj. Murati, pronari kompanisë akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Falsifikim i dokumenteve “kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME