Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një person, punëtor në një objekt në rikonstruksion, është qëlluar me plumb në kokë.
Policia e Tiranës njofton përmes informacioneve paraprake, se ngjarja ndodhi sot rreth orës 11:30 dhe se punëtori u qëllua pranë objektit në rikonstruksion. Blutë e Tiranës thonë se ai është ende i paidentifikuar, rreth moshës 30 vjeç.
Të plagosurit i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë të specializuar. Nga aty, Report Tv mëson nga bluzat e bardha se ai ka marrë një plumb në kokë.
“Ndëkrohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lajmi në përditësim…
