Categories Lajme

Tiranë, qarkullonin të armatosur, arrestohen dy adoleshentë, dyshohet se vodhën një biznes

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për vjedhje. Dyshohet se të arrestuarit, të dy 16 vjeç, kanë vjedhur dy biznese gjatë ditëve të fundit në kryeqytet.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë vjedhur një laptop dhe katër celularë, në dy dyqane me pajisje elektronike. Ndalimi u bë në aksin Shkozë-TEG pas informacioneve se qarkullonin të armatosur.

Gjatë ndjekjes, drejtuesi i automjetit është larguar dhe ka hedhur një pistoletë nga dritarja. Në tentativë për t’u larguar, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe e ka përplasur automjetin me trafikndarësen.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një armë zjarri pistoletë, një laptop dhe 11 celularë. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që janë kryer nga këta shtetas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME