Categories Lajme

Tiranë/UNICEF: Nuk ishte punonjësja jonë

Shtohen denoncimet në polici për 64-vjeçaren Violeta Petro, e cila dy ditë më parë u prangos nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka mashtruar biznesmenë duke u premtuar projekte të mëdha ndërtimi të financuara nga një organizatë e huaj, UNICEF.

Burime pranë policisë konfirmojnë për Report Tv se vetëm ditën e djeshme, në drejtorinë e policisë janë paraqiture edhe dy persona të tjerë, duke e kallëzuar atë për mashtrim. Mësohet se deri më tani, numri i denoncimeve për Petron ka shkuar në 9, e ndërsa dëmi i shkaktuar arrin në vlerën e rreth 1 milionë eurove.

Gruaja 64 vjeçare hiqej si pjesë e fondacionit të huaj, duke mashtruar biznesmenë se për t’u bërë pjesë e projekteve të tyre, kryesisht me çerdhe për fëmijë e azile të moshuarish, fillimisht duhet të paguanin nga 1% të vlerës që do të shkonte ndërtesa.

Më herët, burime thanë për Report Tv, se mes personave të mashtruar nga ana e 64 vjeçares, ishte edhe vëllai i Rebani Jaupit, drejtorit të Policisë së Tiranës.

Pas zbulimit të kësaj skeme mashtrimi nga ana e 64-vjeçares, policia i kërkoi informacion edhe organizatës UNICEF, sipas së cilës në asnjë moment nuk ka pasur të regjistruar punonjëse të identifikuar me emrin Violeta Petro.

Ndërkohë në dëshminë e saj, Petro ka mohuar të ketë mashtruar njeri, por duke mos i dhënë policisë asnjë argument bindës.

64-vjeçarja akuzohet për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME