Categories Kulture

Lungomare & Art Craft

Është një premtim i mbajtur i Kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, dhënë gjatë fushatës së fundit elektorale.
Bëhet fjalë për Artizanët dhe Mjeshtrat e Vlorës të cilët kanë nisur të expozojnë punimet e tyre në një nga mjediset e Lungomares dhe pikërisht në rrugicën midis Palmash, përpara ish shkollës së Marinës.
Ndodh për të parën herë që artizanët e këtij qyteti dhe rrethinave për rreth, organizuar në shoqatën “Art CRAFT” por edhe të tjerë individë, të dalin të organizuar në një nga mjediset e bukura ndanë lungomares e buzë detit për të ekspozuar punimet e tyre të larmishme të krijuara kryesisht në mënyrë artizanale.
Tani edhe Vlora mund të renditet pa hezitim përkrah qyteteve të tjera të vendit po edhe Europës ku në mjedise dhe hapësira të mirëfillta turistike gjallon edhe tregu i punimeve artizanale vendase e ku turistët apo vizitorët mund të gjejnë syvenire dhe produkte artizanale tipike të zonës.
Ndonëse në hapat e para po punohet që ky panair i përditshëm artizanësh të plotësohet me infrastrukturën e nevojshme duke synuar që shumë shpejt të kthehet në një mini qytet artizanësh e mjeshtrash me punime artistike tradicionale.
Tani vizitorët dhe turistët që zgjedhin Vlorën për të pushuar dhe Lungomaren për shëtitjen e mbrëmjes kanë një alternativë më shumë për të zgjedhur e marrë si kujtim edhe produkte artistike të duarartëve vlonjatë…
Artizanët vlonjatë mbeten falenderues për Kryetarin e Bashkisë i cili premtimin e dhënë shumë sjpejt e ktheu në realitet.
Aty, në Lungomare, përpara shkollës së Marinës, mbrëmjet vlonjate do të kenë edhe një aset të shtuar atistik, kulturor e turistik: artizanët vlonjatë me prodhimet e tyre të shumë llojshme që vijnë si trashëgimi nga tradita e popullit tonë në breza. Nga Sejmen Gjokoli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME