Categories Lajme

Tiranë/ Vëllezërit vrasin teknikun e kondicionerit në pallatin e tyre, fajin ia hedhin përsipër shokut, babai fsheh krimin

26-vjeçari Indrit Çelaj, nga Mallakastra i cili u plagos me plumb në kokë ditën e djeshme ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës në Tiranë.

Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra, bën me dije se në lidhje me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim dy autorët e kësaj vrasje, Griseldo Kusi dhe Albano Kusi të cilët pas një sherri me Indrit Çelaj e kanë qëlluar me plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen në spital. Po ashtu policia ka arrestuar 4 persona mes tyre edhe pronari i pallatit, Bujar Kusi, ku i riu po punonte për të rregulluar kondicionimin, ndërsa ka shpallur në kërkim.

Të arrestuarit e tjerë janë  Edmond Sula, 43 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, si dhe Ferdinand Bakalli e Luan Çaka të cilët akuzohen për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”, pasi  dyshohet se kanë qenë prezent ne momentin që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar policinë.

Për sa i përket 27-vjeçarit L.V i cili u arrestua ditën e djeshme autorët e ngjarjes me të cilin kishin lidhje shoqërore i kanë kërkuar që të merrte përsipër autorësinë e ngjarjes. Në këtë mënyrë ndaj 27-vjeçarit policia  ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprat  penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarke dhe municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Report Tv mëson se e gjithë ngjarja ka nisur për shkak të pretendimeve të dy vëllezërve të shpallur në kërkim, të cilët akuzonin viktimën për rrjedhjen e ujit të kondicionerit. Pasi kanë kryer vrasjen dy vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi duke njohur L.V i kanë kërkuar që të mbajë përsipër krimin. Por në momentin që është përballur me policinë, në hetuesi. 27-vjeçari ka rrëfyer të gjithë ngjarjen duke treguar se kush e kishte kryer krimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME