Categories Lajme

Tiranë/ Zjarri në garazh bllokon banorët e pallatit/ Nëna me fëmijën në dorë tregon ngjarjen

Banorët e një pallati në zonën e Freskut kanë përjetuar tmerrin mëngjesin e sotëm, pasi ngelën të bllokuar nga tymi që shkaktoi një makinë e cila kishte marrë fl.akë në garazh. Zjarrfikësit mundën të evakuonin në kohë banorët me anë të shkallëve.

Sipas gazetares e cila ndodhej në vendngjarje, janë djegur dy automjete, një “Range Rover”, e cila ka qenë vatra dhe një makinë tjetër. Në bazë të informacioneve paraprake, mjeti ka marrë fl.akë për shkak të një shkëndije elektrike dhe nuk dihet akoma nëse ka qenë e qëllimshme. Pasi banorët dolën të gjithë jashtë, pallati është mbuluar nga ngjyra e zezë e pluhurit dhe tymit.

Sipas zjarrfikëses nuk ka pasur valvula për të bërë të mundur shpërndarjen e tymit dhe ky ka qenë shkaku i bllokimit të të gjithë pallatit. “3 muajsh, kisha fr.ikë më shumë, kishte tym, kisha frikë për fëmijët”, tha nëna e re. “E ndjemë veten të rr.ezikuar se nuk ka shkallë emergjence”, tha një tjetër banor i pallatit. “Hapa dritën e celularit edhe kalova ashtu mes tymit”, u shpreh një banore e pallatit që u mbulua nga tymi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME