Categories Lajme

Tjetër aksident në Lezhë, furgoni përplas këmbësoren

Një aksident tjetër ka ndodhur në hyrje të Lezhës.

Një furgon që transporton pasagjerë ka përplasur një grua e cila po kalonte rrugën.

Sipas burimeve në vendin e ngjarjes këmbësorja i ka prerë rrugën furgonit, ndërkaq aksidenti u shënua vetëm pak metra më tutje vijave të bardha për këmbësorët.

E dëmtuara është dërguar në spitalin e Lezhës ku bluzat e bardha bëjnë me dije se ka marrë dëmtime në shpatull dhe gjunjë.

Ndërkohë ky është aksidenti i tretë i raportuar për sot në Lezhë.

Një aksident i trefishtë ndodhi në aksin Lezhe- Shkoder, ku u përfshinë dy makina dhe një kamper. Nga aksidenti dy vajza janë plagosur, ndërsa një çift gjerman, të cilët udhëtonin me kamper, nuk kanë pasur lëndime.

Aksidenti tjetër ndodhi në aksin rrugor Lezhe- Shengjin në afërsi të Knallës. Një makinë përplasi një të ri me motor dhe më pas drejtuesi është larguar nga vendi i ngjarjes. I riu është dërguar në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën, por ka fraktura të shumta në trup.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME