Një tërmet i fuqishëm ka trónditur Greqinë vetëm para pak minutash. Sipas EMSC, magnituda e tërmetit ka qenë 4.6 e shkallës Richter, 69 km larg ishullit Zakinthos në Greqi. Thellësia ka qenë 2 kilometër, që do të thotë se lëkundjet kanë qenë të forta. Nuk dihet ende nëse ka dëme në njerëz apo dëme materiale.

