Categories Lajme, Turizëm

Hapja e sezonit turistik, e vështirë, gjithkush duhet të bëjë detyrën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se vendimmarrja për hapjen e sezonit turistik është shumë e vështirë. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE, Luigi Soreca, Rama solli shembullin e Koresë së Jugut. “Në Korenë e Jugut është rivendosur mbyllja e bareve dhe restoranteve sepse si rezultat i hapjes së tyre vetëm në pak kohë numrat e të infektuarve kërcyen përtej të arsyeshmes në këndvështrimin e autoriteteve shëndetësore koreane”, tha Rama.

“Duhet të përgatitemi që këtë ta shohim kudo edhe në Shqipëri, një rritje të numrave, por ama nëse rritja e numrave do të shkojë përtej të arsyeshmes dhe e arsyeshmja është balanca mes numrave të të infektuarve dhe nevojës së njerëzve për të marrë shërbim. Në mënyrë që sistemi ynë shëndetësor që kaloi një situatë të jashtëzakonshme me sukses kaq të madh të mos kolapsojë. Dhe nga vijnë rreziqet. Rreziqet vijnë pikërisht nga ato aktivitete që për nga natyra mbledhin më shumë njerëz. Dhe aktivitet më intensive për nga mbledhja e më shumë njerëzve në të njëjtën kohë për të ushtruar të njëjtin aktivitet sesa turizmi nuk ka”, u shpreh Rama.

“Ne jemi përpara një vendimmarrje shumë të vështirë. E dimë që duke qëndruar të mbyllur, duke mos lejuar zhvillimin e sezonit e garantojmë jashtëzakonisht shumë shëndetin. Por dimë nga ana tjetër që kjo nuk është një zgjidhje sepse në anën tjetër goditja ekonomike dhe financiare, por edhe psikologjike mund të jetë eksponenciale”, tha Rama. Atëherë, nënvizoi kryeministri Rama, “këtu është e domosdoshme që të mirëkuptohemi për nevojën që gjithkush të bëjë detyrën e tij në raport me mbrojtjen e shëndetit. Këtu të gjithë duhet të kuptojnë se nuk është çështje policie, nuk është çështje ushtrie, nuk është çështje gjobash, nuk është çështje heqje lirie e Kodi Penal e kështu me radhë. Këtu është çështje qytetarie në radhë të parë. Çdo kush duhet të jetë roja i shëndetit të tij dhe njerëzve rreth e rrotull tij”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i cili ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Përplasi për vdekje me makinë të moshuarin, arrestohet 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi përplasi me makinë tip ‘Benz’ një 80-vjeçar. Ngjarja u regjistrua…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të…

LEXO ME SHUME