Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave, mes të arrestuarve në Durrës edhe kupola e PS-së…

Policia dhe Prokuroria e Durrësit njoftuan sot zhvillimin e një operacioni që çoi në arrestimin e 21 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të hipotekës dhe ish-kryekomunarë.

Të arrestuarit akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kanë tjetërsuar mbi 68 mijë m2, që ia kanë dhënë personave të tretë, kundrejt përfitimeve të ndryshme.

Hetimi i prokurorisë, që çoi në arrestimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, ka nisur pas kontrollit të ushtruar në hipotekën e Durrësit nga Zyra Qendrore e Pasurive të Paluajtshme.

Ndërkohë, mes të arrestuarve rezultojnë edhe disa funksionarë dhe të afërm të drejtuesve të PS-së.

Rovin Meqja, një prej të arrestuarve, është kunati i kryetarit të qarkut durrës Alfred Mullaraj. Ky i fundit u rizgjodh një javë më pare kryetar qarku.

Mes Alfred Mullarajt dhe Valbona Sakos ka pasur përplasje në mbledhjet e këshillit bashkiak Durres ku Sako e ka ‘akuzuar’ mullarajn se nuk ka kontrobuar në asnjë nga rastet e evidentimit të dëmeve nga tërmeti.

Mes të arrestuarve është Ardian Iljazi, koordinator dhe anëtar i kryesisë së PS-së.

Gjithashtu pjesë e atij që prokuroria dhe policia e quan grup të strukturuar kriminal është edhe Dorian Kollaj, që mban funksionin e Sekretarit Organizativ të degës së PS-së në Durrës.

Njoftimi zyrtar

Rovin Meqja, 34 vjeç, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë).

Dorian Kollaj, 36 vjeç, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Ardian lIjazaj, 35 vjeç, ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME