Categories Lajme

Tmerri i përjetuar/ Ndodhej në maternitet kur ra tërmeti, historia e të porsalindurës na mbushi me shpresë

Mamaja e foshnjës së sapolindur, Ameisit, ndodhej në martenitet ditën kur ra tërmeti i 26 nëntorit. Me frikën e madhe të atij momenti, ajo mori vajzën dhe doli menjëherë nga dhoma e maternitetit. Sot, 6 ditë nga lindja e vajzës, mamaja e Ameisit tregon se çfarë përjetoi atë mëngjes të marte.

“Isha në dhomë bashkë me vajzën. Sapo kam ndjerë tërmetin nuk kam menduar asgjë veç të nxjerr vajzën nga dhoma e të dal jashtë. Fatmirësisht pranë vetes pata nënën time. Iu drejtuam shtëpisë, por paniku për një tërmet të dytë na detyroi ta braktisnim menjëherë e bashkë me vajzën e vogël kemi qëndruar në makinë”, kujton mamaja e Ameisit. Vogëlushja teksa ushqehet me qumështin e së ëmës na mbush të gjithëve me shpresë.

Prindërit e Ameisit ndodhen në qendrën akomoduese “FAFA”, ku janë dhe 5 foshnje të tjera që kanë lindur këto ditë, raporton ‘Lexo.al’. Zv. ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Ornela Çuçi, si përgjegjëse për strehimin e caktuar nga Shtabi i Emergjencës thotë se në dispozicion të qendrave akomoduese janë vendosur ekipe të mjekëve specialistë që do të ndjekin ecurinë e shëndetit të personave të akomoduar, përfshi dhe foshnjat e porsalindura.

“Mbrëmjen e së shtunës në dy qendrat akomodouese në Golem do të mbërrijë një grup i specializuar nga Tirana që do të ofrojnë një konsultor për fëmjën dhe një për nënën. Gjithashtu do të hapen kartelat e foshnjave për të ndjekur në mënyrë periodike vaksinimin e tyre. Kjo do të bëhet në të gjitha qendrat akomoduese”, thotë zv/ministrja Çuçi.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME