Categories Lajme

Tmerri në sy të fëmijëve/ Babai u vrau nënën, çfarë deklaroi në polici vajza 10-vjeçare

Lulëzim Cuku e vrau bashkëshorten e tij, Manjolën në sy të fëmijëve. Konflikti mes tyre përfundoi tragjikisht mbrëmjen e së shtunës, me vdekjen e 33- vjeçares, e cila la pas tre fëmijë të vegjël jetimë: një vajzë 10 vjeçe, një tjetër 7 vjeçe dhe djalin vetëm 2 vjeç. Largësia kishte bërë punën e vet dhe Lulëzimi kishte nisur të dyshonte për nderin e bashkëshortes së tij. Madje, ai ka thënë se këtë radhë ishte kthyer nga Greqia pasi kishte dëgjuar thashetheme nga më të ndryshmet, që kishin të bënin me nderin e së shoqes. Mësohet se gjatë muajve të fundit, Lulëzimi ishte bërë shumë agresiv ndaj së shoqes, këtë e konfirmojnë edhe fëmijët e çiftit, kryesisht vajza e madhe 10-vjeçare.

Ajo ka thënë se prindërit e saj debatonin shpesh dhe shumë ashpër me njëri-tjetrin. Lulëzimi dyshonte se ndërkohë që ai jetonte në Greqi, ajo kishte lidhje intime me persona të tjerë, madje edhe i fuste në shtëpinë e tyre. Ky fakt e ka acaruar shumë Lulëzimin, i cili mbrëmjen e së shtunës, në gjaknxehtësi e sipër, e qëlloi Manjolën tri herë më thikë duke e lënë të vdekur në vend. Burime policore bënë me dije se Manjola dyshohet se i ka kthyer fjalën burrit dhe kjo ka shkaktuar përshkallëzimin e sherrit, që u mbyll me një të vdekur. Të afërmit e çiftit kanë marrë fëmijët dhe trupin e Manjola Cukut dhe kanë mbyllur shtëpinë. Ceremonia mortore e 33-vjeçares që mbeti e vrarë do të zhvillohet në vendlindje, në Peshkopi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME