Categories Lajme

”Toka jonë po kl.ith në heshtje, ku po shkoni!?”. Apeli i Dom Gjergj Metës të dr.ithëron: Kthehu o bir…

Dom Gjergj Meta ka reaguar lidhur me lajmin se 40% e të rinjve shqiptarë po largohen nga vendi i tyre, duke u shprehur se toka po klith në heshtje.

Nga Dom Gjergj Meta

Unë nuk do të rresht së thëni se zbrazja e Shqipërisë, sidomos në zonat malore e rurale, në qytetet apo qytezat e një niveli të dytë në krahasim me qytetet e mëdhaja si Tirana, Durrësi, Vlora, Shkodra apo Lezha, është një fatkeqësi kombëtare. Dhe kjo është emergjenca kryesore në vend: ndalja e kësaj hemorragjie njerëzore.

Po lejmë jetime hapësirat tona, po i ikim tokës që Zoti na ka dhënë. Por shkulemi nga rrënjët tona për t’u mbjellë në vende ku do të duhen breza për të zënë vend. Po lejmë pleqtë tanë vetëm e po lejmë vendin pa rini d.m.th. pa të ardhme, ose me një të ardhme gjysmake. Kjo zbrazje do të duhej kohë të rekuperohej dhe me rrezikun se do të jetë gjysmake.

Nuk dua të drejtoj gishtin askund e askujt. Secili e di mirë ku dhemb e ku djeg kjo gjë. I dimë mirë situatat që ka kaluar e po kalon vendi ynë e sa ato ndikojnë në ikjen e njerëzve dhe në dëshpërimin e atyre që qëndrojnë. Por duhet të zgjohemi nga vegjetimi e nga mpirja e të vetëdijësohemi se çfarë po ndodh, jo vetëm duke diagnostikuar apo akuzuar, por duke kontribuar.

Ne kemi përgjegjësi ta duam vendin tonë. Nuk është një slogan i thënë në mënyrën e një patriotizmi bosh. Unë jam nga ato persona që kanë zgjedhur të rrijnë, të jetojnë këtu. Ashtu sikurse çdo ditë zgjohem, lutem, kremtoj meshën, pij kafen e mëngjesit e bëj xhiron e darkës në qytetin e Rrëshenit ku po jetoj jetën time. Atdhedashuria ime, dhe e them pa modesti, është autentike. Unë nuk jam i vetmi atdhedashës sigurisht, por diçka nuk shkon këtu. Diçka nuk ecën si duhet.

Mund të arrijmë suksese në vende të tjera e të bëhemi të rëndësishëm, të kemi pasuri andej e të marrim pjesë në jetën e atyre vendeve, por është një vend që ka nevojë për ne. Dhe është vend i bukur, i pasur, me natyrë e me njerëz të mirë. Ky është vendi ynë. Ky vend po klith në heshtje. Është heshtja e shkretëtirës që ka lënë nga pas ikja e njerëzve. Më duket si një shpërngulje biblike. E di që nuk është problem i izoluar e gjendet edhe në vende të tjera të ballkanit, por duhet reaguar dhe neve duhet të na dhembë vendi ynë. Klithja e heshtur e vendit tonë përkthehet në vokacion për ne që jo vetëm ta dëgjojmë, por edhe t’i bindemi kur thotë si një nanë e mallëngjyer: kthehu o bir!

Është e kuptueshme se Oksfordi, Kejmbrixhi, Sorbona, La Sapienza, Harvardi, Luveni do të tërheqin më shumë se Universiteti i Tiranës apo i Durrësit, jo vetëm për shkak të traditës së tyre, por edhe sepse ato vende nuk kanë shumë të rinj e kanë nevojë për fuqi të reja. Po ashtu, vendet e zhvilluara ekonomike do të kenë nevojë për fuqitë tona të reja.

Atje nuk do të na thonë kurrë: kthehuni e kontribuoni për vendin tuaj. Por ne duhet të ndjejmë përgjegjësinë të rrisim nivelin e Universiteteve tona, të mundësive ekonomike e të zhbillimit shoqëror e kulturor këtu në vendin tonë.

Në një qytet verior këto ditë drejtori i një Banke, që presupozoj ka një rrogë të mirë, po më thonte se po t’i jepej mundësia do të ikte. Aty ishte edhe një biznesmen i cili ishte i dëshpëruar e me dëshirë të ikte. E nuk është vetëm çështje financiare. Unë nuk e di pse ndodh kështu.

Shpesh ndjehem i dëshpëruar nga shpopullimi i zonave malore e rurale të vendit tonë e jo vetëm, por më shumë dëshpërohem nga ata që, pa sens përgjegjësie, me fodullëk dhe arrogancë, po tejzgjasin një ankth të pakuptimtë shoqëror në vendin tonë.

Nuk është vetëm çështje PS-PD, pozitë-opozitë, që nga shumëkush shihen si një dështimi shoqëror sistematik në këto vite. Ndjej se ka diçka tjetër më të thellë, ngjashëm me një shtresëzim ku mbivendosen komplekse e frikëra të mbledhura me dekada e ndoshta shekuj.

E perceptoj më shumë si çështje e bjerrjes, e topitjes, përgjumjes, mpirjes apo ndoshta edhe plagosjes së asaj ndjeshmërie që shkon përtej përkatësive e anësive politike apo religjioze e që shikon përpara me shpresë; e atij kuptimi dhe shpirti të misionit dhe shërbimit ndaj këtij vendi kaq të bukur ku Zoti na ka vendosur e na e ka dhuruar.

Sa do të doja të shikoja akoma njerëz, burra gra e fëmijë që popullojnë fshatrat tona e bëjnë të gumëzhijnë rrugët, fushat e shkollat e qytezave. Por mbi të gjitha të rinj e të reja që e shohin të ardhmen e tyre këtu në Shqipëri dhe punojnë për ta realizuar atë.

Lutem e dëshiroj që Shqipëria të jetë toka e mundësive e një ditë, ashtu si në Bibël të shpërngulurit të kthehen. E nëse në të ikur ishin duke qarë, e duke mbartur farën për ta mbjellë, të mund të kthehen me gëzim plot duart me frytet e punës. Zoti bëftë të lindin mëngjese të bukura për Shqipërinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME