Categories Lajme

Toka nuk zë qetësi/ Shikoni pasojat e tërmetit të sotëm në Firence

Një tërmet me magnitudë 4.5 i shkallës Rihter u regjistrua mëngjesin e sotëm në Firence të Italisë. Epiqendra e tërmetit ka qenë në Scarperia San Piero me një thellësi prej 9 km. Ishte ora 04:37 kur nisën lëkundjet, ndërkohë që banorët kanë dalë nga shtëpitë të alarmuar. Lëkundjet janë ndjerë të forta.

Më herët janë regjistruar lëkundje më të vogla. Nga ora 03:38 deri në 03:55, ka pasur pesë goditje në Scarperia San Piero, njëra prej të cilave ishte me magnitude 3.4. Një tjetër tërmet 4.4 ballë u regjistrua në Barberino del Mugello, periferi e Firences, raporton Ansa. Lëkundje të tjera me intensitet më të vogël pati në Scarperia San Piero deri në orën 5:29.

Ekspertët thonë se goditja e madhe u ndje edhe në Firence dhe Pistoia. Dëmet e para kanë nisur të raportohen, trenat janë pezulluar dhe shkollat në zonë janë mbyllur përkohësisht. Nga të dhënat e para të mbrojtjes civile, sipas mediave italiane raportohen ndërtesat e dëmtuara në Scarperia San Piero dhe Barberino.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME