Categories Lajme

Tomini: 30% e të prekurve janë të moshës 25-30 vjeç, baret dhe plazhet të pasigurt

Të rinjtë nga 25 deri në 30 vjeç përbëjnë gati 30% të të prekurve me koronaviurs në Shqipëri ndërsa në vatra të infeksionit janë kthyer dhe baret e pubet verore. “Nëse e keni vënë re edhe masat e ministrisë së shëndetësisë përkundrejt pube-ve verore dhe grumbullimeve masive dhe vendet më të frekuentuara më shumë, që janë vatra infeksioni për Covid dhe masat e ministrisë janë adresuar përkundrejy aktiviteteve verore. Shpesh kemi thënë shpesh se grupmosha aktive ajo që favorizon grupet shoqërore, që e sjell vera dhe grupmosha e re, janë grupe rrisku për transmetim infeksioni në familje”, ka thënë Tomini.

Dy muajt e fundit Shqipëria po përballet me rritje të rasteve të të infekuarve me koronavirus megjithkëtë autoritete kanë vendosur hapjen e shkollave me 14 shtator ndonëse me kushte të tjera. Shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në Institutin e Shëndetit Publik Eugena Tomini shpjegon per abc se para këtj vendimi janë vlerësuar disa kritere.

“Janë marrë % e ulët e prekjes së fëmijëve dhe e moshës që fillon apo pritet që të fillojë shkollën një indikator i rëndësishëm është efekti psiokologjik dhe emocional që pati karantina dhe mosfrekuentimi i shkollës gjatë këtyre muajve. Ndërkohë rekomandimi i OBSH-së dhe i qendrës Evropiane të Sëmundjeve Infektive këta indikatorë çuan në një vlerësim jo vetëm nga ministria e Shëndetësisë por dhe nga ana e ministrisë së Arsimit”, është shprehur ndër të tjera ajo. Ndërsa për rastet kur në një klasë mund te zbulohet një nxënës apo mësues i infektuar mjekja Tomini tregon se janë përgatitur disa skenarë.

“Çdo rast i evidentuar do të monitorohet rrethi i ngushtë familjar dhe në kontaktet e ngushta të klasës apo shkollës, gjithë aktiviteteve që ka kryer dhe ka ndjeku nxënëse. Janë disa skenare, skenari i izolimit të vetëm një rasti nëse nuk kemi kontakte me të tjerë dhe ndjekja e kontakteve të ngushta. Skenar tjetër është nëse kemi 2 tre nxënës do të mbyllet klasa dhe do të ndiqen kontaktet e nxënësve dhe nëse kemi të bëjmë me një shkollë një përhapje më të madhe vëmendje”, ka thënë Tomini. Specialistët parashikojnë një vjeshtë të vështirë sa i përket Covid 19, kjo dhe për shkak të qarkullimit të virozave të stinës. Prandaj ato u kërkojnë qytetarëve të bashkëpunojnë me qëllim minimizimin e rasteve të të prekurve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME