Categories Lajme

Top Channel ngre dilemë të madhe kombëtare: A duhet t’i mbyllet Facebook-u Sali Berishës? Reagon ish kryeministri

Televizioni Kombëtar Top Channel, ka transmetuar një kronikë në edicionin e lajmeve, lidhur me mbylljen e llogarive në rrjetet sociale të Presidentit Donald Trump, pas sulmit që mbështetësit e tij i bënë Kapitolit në SHBA. Nisur nga kjo ngjarje, Top Channel, si media kombëtare që është, ngre një dilemë me përmasa po kaq kombëtare, lidhur me llogarinë e Sali Berishës në Facebook dhe a duhet mbyllur ajo, siç ndodhi në rastin e Trump?!

Vetë Top Channel, nuk e merr përsipër ta zgjidhë këtë dilemë madhore për fatet e Shqipërisë dhe veçanërisht demokracisë tonë, por përdor një sondazh të ndërtuar nga Gazeta Shqip, sipas të cilit, Sali Berishës i duhet mbyllur patjetër, një orë e më parë llogaria e Facebook. Lidhur me këtë kronikë në lajmet e Top Channel, ka reaguar menjëherë ish kryeministri Berisha, që e shpjegon si zakonisht, me zhargonin e tij karakteristik, të koncentruar fiks në një fjali, këtë kronikë: “Miq, Edvin Hajduti dhe Arben Malavita te tmerruar nga FB yne! Fitore! sb“, shkruan ai. Kujtojmë se Sali Berisha, ka publikuar shpesh në facebook-un e tij, qëndrime dhe artikuj, për Top Channel dhe drejtuesit e saj. /TPZ.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME