Categories Lifestyle

Mos e nënvlerësoni pataten, analizë mbi vlerat ushqyese të saj

Patatet dhe përbërja e tyre: Patatja është shumë e pasur me karbohidrate (sheqer në trajtën e amidonit) dhe me lëndë azotike (proteina), me vitamina dhe kripëra minerale, etj.

Siç dihet, karbohidratet (sheqernat) janë burimi kryesor i vlerës energjetike që ka nevojë njeriu. Rreth 60-65 % e kësaj vlere ditore plotësohet vetëm nga sheqernat. Një kilogram patate jep jep rreth 840 kkal, që janë gati sa një e treta e të gjitha kalorive ditore që ka nevojë njeriu i rritur.

Vlera kalorike e patates është katër herë më e madhe se e domates, tri herë më e madhe se e karrotës dhe sa gjysma e vlerës kalorike të vezës e të mishit të gjedhit.

Vlerën e përgjithshme ushqimore të patates e përcakton sasia e lartë e lëndës së thatë 20-30 %, ku përbërësi kryesor është amodoni (14-22%), pastaj proteinat (1, 4-3%), kripërat minerale (0, 8-1, 6%) dhe vitaminat e ndryshme, ku mbizotëron vitamina C (10-40 mg).

Amidoni pa dyshim është lënda bazë përbërëse e patates. Sasia dhe cilësia e amodinit përcakton jo vetëm rëndësinë e patates si produkt ushqimor, por edhe veçoritë teknologjike si lëndë e parë për përpunim industrial, për përgatitjen e mjaft produkteve të tjera ushqimore të rëndësishme.

Prania e fosforit në amidon në trajtën e acidit fosforik dhe përbërjet e tij, luan rol të rëndësishëm në proceset fermentike dhe në hidrolizën e amidonit gjatë kthimit në qull të tij.

Si burim i proteinave të një cilësie të lartë, patatet zënë një vend të rëndësishëm midis produkteve të tjera ushqimore me origjionë bimore. Është vërtetuar gjithashtu se proteinat e patates asimilohen më lehtë në krahasim me ato të mishit. Përmbajtja e proteinave në kokrrat e patates rriten nga periferia në qendër. Kjo është në drejtim të kundërt me rritjen e përmbajtjes së amidonit.

Në proteinat e patates gjenden aminoacide të pazëvendësueshme (që nuk sintetizohen nga trupi i njeriut), shumë të nevojshme për funksionimin normal të organizmit, si valinë, leucinë, izoleucinë, lizinë, metioninë, treoninë, tripofan dhe fenilaninë.

Vitaminat dhe kripërat minerale të patates: Patatja është edhe një burim i mirë vitaminash. Ajo shquhet sidomos për përmbajtjen e lartë të vitaminës C. Në ato vende ku patatja mbillet në sipërfaqe të gjera dhe konsumohet në sasira të mëdha, ajo shërben si burim kryesor për sigurimin e vitaminës C nga organizmi i njeriut.

Llojet dhe sasitë e vitaminave në tuberin e patates paraqiten si më poshtë: Vitaminë C 10-40mg për 100 gr produkt, Vitaminë A 20-90 mg
Vitaminë B1 0, 07-0, 1 mg, Vitaminë B2 0, 05 mg, Vitaminë P 0, 9 mg.
Si dhe vitaminat B5, B6 (0, 2 mg), B8, dhe K në sasira dhumë të vogla. Përmbajtja e vitaminës C është më e madhe një muaj para pjekjes së plotë. Pastaj ajo gradualisht pakësohet, derisa arrin në përmasat e mësipërme.

Nëqoftëse njeriu konsumon 300 g patate në ditë (kjo është një normë shkencore për një njeri të rritur), organizmi i tij merr rreth 5% të nevojës ditore në vitaminë C, 15% të nevojës vitaminë B1 dhe rreth 5% të vitaminës B2.

Patatet janë të pasura dhe me kripëra minerale, në trajtë të asimilueshme nga organizmi i njeriut, si kripëra të kaliumit, kalciumit, magneziumit, fosforit, etj. Përmbajtja e tyre për 100 g produkt të freskët paraqitet si më poshtë.

Kaluim 568 mg për 100 gr produkt të freskët, Fosfor 500mg, Magnezium 23mg, Kalcium 10 mg, Natrium 2, 1 mg, Hekur 1, 21 mg
Përgjithësisht kripërat minerale tek patatja kanë reaksion alkalin. Kjo veçori ia rrit akoma më shumë vlerat patates.

Patatja dhe vlerat kurative: Patatja, përveç vlerës si produkt ushqimor, ka gjetur përdorim të gjerë edhe në mjekësinë popullore për kurimin e shumë sëmundjeve.

Patatja është përdorur prej kohësh si substancë hipotensive (që ul tensionin e gja.kut). Kjo është provuar më vonë edhe shkencërisht. Patatja ndikon në uljen e kolesterolit në gjak, duke ndikuar në metabolizmin e kësaj substance dhe kjo kryesisht në sajë të përmbajtjes së lartë të vitaminës C.

Ka gjithashtu të dhëna eksperimentale se patatja ka vetinë të rrisë podhimin e acetilkolinës në organizëm, e cila zgjeron enët e gjakut, duke ulur tensionin e tij. Rezultate të kënaqshme ka dhënë përdorimi i lëngut të freskët të patates në mjekimin e ulçerës së stomakut dhe duodenit.

Kjo ndodh për arsye se lëngu i patates ul prodhimin e aciditetit të stomakut dhe e nautralizon atë. Patatja e gatuar, e zier e pjekur, pure, ose lëng, ndikon pozitivisht në mjekimin e gastriteve hiperacide. Ajo vepron mirë dhe rekomandohet edhe kudër infeksioneve të zorrës së hollë, duke u përdorur në trajtën e supave ose pure.

Ndikon pozitivisht edhe tek të sëmurët që vuajnë nga zemra, kur u është çrregulluar funksioni i saj. Ajo furnizon organizmin me kripëra minerale, sidomos me ato të kaliumit, që tek të sëmurët me zemër përmbajtja e tyre në organizëm ulet së tepërmi.

Vlen të theksohet se patatja ka edhe veti diuretike. Si e tillë ajo gjen përdorim në shumë sëmundje të veshkave, madje edhe në rastet e infeksionit të tyre. Patatja rekomandohet edhe për sëmundjet e mëlçisë së zezë, sepse rregullon metabolizmin e ujit e të kripërave minerale dhe bën fiksimin e glukozës në trajtën e glikogjenit në mëlçi.
Ajo mund të përdoret edhe në ushqimet dietike, për të ulur përmbajtjen e dhjamit në indet e organizmit dhe duke rregulluar metabolizmin e yndyrnave në përgjithësi. Për këtë ajo përdoret shumë në dietat e uljes së peshës trupore, nëpërmjet konsumit të dhjamit nga organizmi.

Në bazë të disa testimeve të bëra te më shumë se tetëdhjetë mijë pacientë, të cilët kanë pasur jo tolerancë për ndonjë ushqim (për shembull, produktet që përmbajnë laktozë ose gluten), është treguar se patatja është produkti ushqimor më i parrezikshëm. Prej të gjithë të testuarve, vetëm 1 për qind e tyre kanë shfaqur reaksione të padëshirueshme nga patatja (çrregullime të vogla të tretjes ose reaksione alergjike në lëkurë). Produktet tjera të cilat nuk u kanë shkaktuar probleme pacientëve të ndjeshëm në ushqim ishin: rrushi, kajsia, molla, elbi dhe limoni. /ANILA KALLESHI – DIETOLOGE KLINIKE

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME