Categories Politike

Topalli zbulon skenarin e Bashës

Ish-nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli zbardh planin e Lulzim Bashës për thyerjen e bojkotit të Kuvendit pas gjashtë muajsh duke marrë pjesë nesër në seancë dhe atë që do ndodhë më pas. Përmes në postimi në rrjetet sociale, ish-numri dy i PD akuzon Bashën se po rikthehet në Kuvend vetëm për të shpëtuar mandatin e tij, pasi sipas saj, bojkoti i opozitës do rinisë sërish pikërisht nga dita e nesërme sapo të votohet prezenca në fillim të seancës. Topalli shton gjithashtu se rikthimi i i opozitës në rrugën institucionale bëhet në një kohë kur studentët bojkotojnë dhe protestojnë, ndërsa e konsideron absurde këtë lëvizje të Bashës. Ajo ngre edhe pyetjen se pse bojkotoi për 6 muaj me radhë Kuvendin Lulzim Basha?

Postimi i Topallit:
Kthehet në Kuvend për të siguruar mandatin e tij. Ai do ik prap nga Kuvendi. Do kthehet prap pas 6 muajsh…Vendimi i Lulzim Bashes per t’ u kthyer ne Parlament pas 6 muajsh bojkot, (pa arritur asgje), eshte veprimi me i padinjitet, qe nje drejtues i nje force politike mund te bente. Por, kur ky kthim behet per te shpetur mandatin e tij te deputetit, pastaj kjo eshte fyerje aq e madhe sa vetem nje i paafte per t ‘u turperuar si ai, mund t’ia lejoje vehtes.

Sipas Kushtetutes se vendit, perkatesisht nenit 71 te saj, pika 2 germa d:

“Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, kur mungon mbi 6 muaj rresht në Kuvend”. Pra po të mos kthehej deri ne fund te dhjetorit, mandati i tij do digjej, sepse shpejt behen 6 muaj qe bojkoton.

Ai po kthehet ne Parlament vetem per te siguruar mandatin e tij si deputet. Ai jo vetem nuk djeg mandate , gje qe do kishte çuar ne krize automatike maxhorancen aktuale, por ai enderron te hyje edhe nje here ne qeveri me socialistet e Edi Rames. Sapo te votoje prezencen, dmth mandatin e tij, ai do ik prap nga Kuvendi. Do kthehet prap pas 6 muajsh… Luli mbyll bojkotin kur studentet nisin bojkotin e fakulteteve. Luli hap dialogun ne parlament ( 5 ore neser) me Ramen, kur studentet e mbyllin ate .

Absurdi i sjelljes se Lulit, eshte fotografia me elokuente e arsyes pse studentet e refuzojne ate dhe pse opozita jane studentet dhe jo Luli. A din me shpjegu kush, po pse bojkotoi 6 muaj?

l.q.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Nga janari, paga minimale do të jetë 500 euro. Rroga mesatare e përgjithshme është 840 euro!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament tha se duke nisur nga janari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

“Negocioi kredinë 100 mln euro prapa shpinës së ortakut”, avokati i “2A Group” flet për konfliktin me Pacollin për Aeroportin e Vlorës

Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Berisha mbushi sot 81 vjeç, kreu i PD: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia, ma bëjnë vjeshtën stinën kurorë të jetës time

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me anë të një…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se…

LEXO ME SHUME