Një episod i rrallë ka ndodhur së fundmi në NBA. 8 minuta para se të përfundonte koha e rregullt në përballjen mes San Antonio Spurs dhe Houston Rockets, James Harden rrëmben një top dhe “fluturon” drejt koshit duke bërë një zhytje, por topi, i penguar nga rrjeta, kthehet mbrapsht duke dhënë përshtypjen se nuk u realizuan pikët. Gjyqtarët nuk e quajtën të rregullt, duke gabuar në vendimin e tyre. Koha e rregullt u mbyll në barazim 115-115 ndërsa pas dy kohëve shtesë fituan Spurs me vetëm 2 pikë diferencë, 135-133. Nëse koshi do të konsiderohej i rregullt, me shumë gjasa sfida do të mbyllej në favor të Rockets, pa qenë nevoja të shkonte në shtesë.
