Categories Lajme

Tornado të fuqishme godasin SHBA, 23 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Një tornado e fuqishme ka goditur Misisipin dhe Alabamën, duke vrarë të paktën 23 persona në Misisipi. Stuhia e fuqishme ka shkatërruar ndërtesa dhe ka rrëzuar linja elektrike.

Më shumë persona besohet se janë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Tornadoja ka lëvizur drejt disa shteteve jugore amerikane, autoritetet kanë paralajmëruar se në disa vende situata mund të jetë “kërcënuese për jetë”.

Shërbimi Kombëtar amerikan i Motit konfirmoi se tornadoja ka shkatërruar disa pjesë në Misisipi. Në dy qyteza rurale të këtij shteti është raportuar se tornadoja ka arritur në 113 kilometra në orë dhe është nisur drejt Alabamës.

Angelia Easton, mjeke ligjore në qarkun Sharki, më herët tha se 13 persona janë vrarë nga tornadoja në Misisipi.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar alarm për stuhinë duke u bërë thirrje qytetarëve: “Për të mbrojtur jetën tuaj, strehohuni tani”.

Ky shërbim tha se banorët mund të lëndohen për shkak të objekteve që mund të fluturojnë për shkak të erërave të fuqishme.

Qendra për Parashikimin e Stuhive paralajmëroi se disa pjesë të Arkansasit, Luizianës, Misisipit dhe Tenesisë mund të përballen me tornado të fuqishme. Stuhi po ashtu është paraparë të godasin lindjen e Teksasit dhe juglindjen e Oklahomës, por edhe juglindjen e Mizurit dhe jugun e Illinojsit.

Sipas autoriteteve, të premten mbi 49.000 banorë kanë mbetur pa energji elektrike në Arkansas, Misisipi dhe Tenesi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME