Pasditen e djeshme, në qytetin Iserlohn të Gjermanisë, është raportuar se një burrë 43-vjeçar ka go.ditur me thi.kë një grua 32-vjeçare dhe një burrë 23-vjeçar.
Sipas medias gjermane, autori dyshohet të jetë shtetas i Kosovës. 43-vjeçari e ka goditur me thikë kuzhine ish-bashkëshorten e tij dhe të riun, i cili raportohet të ketë qenë i dashuri i vi.ktimës.
Gjithashtu mësohet se, 23-vjeçari është nga Afganistani.
“Bild” shkruan se gruaja kishte me vete një vajzë dymuajshe ndërsa nuk raportohet që foshnja ka marrë lëndime. Raportohet po ashtu se i dyshuari është dorëzuar tek forcat policore menjëherë pas aktit në vend të ngjarjes, pa rezistencë.
Në bazë të autopsive që u janë bërë dy vi.ktimave sot, del se ata kanë pësuar disa plagë të shkaktuara nga thi.ka, e cila është konfiskuar nga policia. Arsyeja e këtij sulmi nuk dihet, por sipas raportimeve, çifti kishte kohë që jetonin të ndarë.

