Categories Lajme

Tradita në Francë / Qytetarët djegin 874 makina natën e ndërrimit të viteve. Ja arsyeja

Në total 874 makinave u është vënë zjarri gjatë ndërrimit të viteve në Francë. Prej vitesh Franca ndjek traditën e djegies së makinave natën e ndërrimit të viteve. Në total këtë vit janë djegur 874 mjete dhe sipas ministrit të Brendshëm numri është shumë herë më i vogël se sa ishte në 2019.

Për shkak të orës policore nuk pritej që të kishte shqetësime të tilla gjatë festave. Djegia e makinave është bërë një ngjarje e përvitshme në periferitë franceze që prej protestave të 2005 në disa qytete.

Studimet tregojnë se veprime të tilla kryhen më së shumti nga të rinj nga komunitete të varfra dhe djegia e makinave është një formë proteste kundër shtetit, të cilin e fajësojnë për mungesën e mundësive ekonomike.

Rreth 95 mijë punonjës policie dhe 32 mijë zjarrfikës u angazhuan gjatë ndërrimit të viteve. Në Paris, ku vendosja e maskës është bërë sërish e detyrueshme, janë gjobitur 779 persona. Nga 3 janari, grumbullimi në ambiente publike do të jetë i kufizuar deri në 2 mijë persona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fiku dritat e shtëpisë, Egla flet si fituese e edicionit të tretë të BBV: Ia dedikoj grave…!

Aktorja Egla Ceno është shpallur fituese e edicionit Big Brother Albania VIP 3, duke e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, shpëtojnë mrekullisht anëtarët e një familje

Një automjet është përfshirë në flakë, teksa ka qenë në ecje. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mot i paqëndrueshëm! Vranësira dhe reshje shiu

Dita e dielë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se kthyen shtëpinë në bazë përpunimi droge, arrestohen babë e bir

Babë e bir janë arrestuar në Lushnje pasi akuzohen se e kishin kthyer shtëpinë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzoi babanë për përdhunim, 15-vjeçarja rezulton e virgjër! Avokati: Ja pse gënjeu

Ekspertiza mjeko ligjore ka zbuluar se 15-vjeçarja nga Kavaja, e cila më parë kallëzoi babanë…

LEXO ME SHUME