Categories Lajme

Trafik klandestinësh, dy të arrestuar në Korçë e Pogradec

Dy persona u arrestuan në Korçë dhe Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në Korçë u ndalua 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Agjencia” të finalizuar para 1 muaji.

“U bë ndalimi i shtetasit N. D., 59 vjeç, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Agjencia”, finalizuar më datë 21.02.2020, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim më shumë se 1 herë”.

Ndërsa në Pogradec u arrestua në flagrancë 1 shtetas i cili u kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 25 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Fushë Krujë.Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas u kap në lagjen nr. 1, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Ford Focus”, pesë shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME