Categories Lajme

Trafikant apo avokat, shqiptari që po përdor konventën europiane për të shmangur deportimin nga Britania

Një shtetas shqiptar i dënuar për shpërndarje të lëndëve narkotike është duke përdorur ligjin europian për të shmangur deportimin nga Britania e Madhe kur të përfundojë burgun.

Eldjord Ajazi, një korrier në biznesin e kokainës, mendohet të ketë fituar 450 mijë paund nga kjo veprimtari kriminale përpara se të arrestohej nga policia.

35 vjeçari mbërriti në vitin 2006 në ishull dhe që prej asaj kohe qëndroi ilegalisht në vend, derisa u arrestua në 2020. Ai u shpall fajtor për trafik droge dhe u dënuar me 45 muaj burg në shkurt të 2021.

Por ish-punonjësi i ndërtimit tashmë i trembet depërtimit dhe për këtë arsye ka hapur një proces që të ndalojë kthimin e tij në Shqipëri.

Ai po përdor një ligj nga Konventa Europiane për të Drejtat e njeriut, sipas të cilit, një prind ka të drejtën të ketë kontakt me fëmijët e tij. Ditët e fundit gjykata mësoi se Ajazi ka një djalë 2 vjeç, i cili ka lindur gjatë kohës kur ishte në burg.

Konventa për të Drejtat e Njeriu po përdoret shumë shpesh kohët e fundit nga emigrantët në Britani dhe për këtë arsye, kryeministri Sunak po mendon të tërheqë vendin prej saj në mënyrë që të vijojë me largimin e emigrantëve të paligjshëm.

Avokatja e shqiptarit tha përpara trupit gjykues se Eldjordi ishte në dijeni të krimit që kishte kryer dhe ishte penduar për të dhe shtoi se është shumë e rëndë që ta ndash babanë nga fëmija dhe partnerja e tij.

A2CNN /

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME