Categories Lajme

Trafikonin emigrantë të paligjshëm nga Turqia në Greqi, goditet organizata kriminale

Pesë persona kanë rënë në pranga në Greqi, si pjesëmarrës të një organizate kriminale për trafikim të emigrantëve të paligjshëm. Kjo organizatë e shtrinte aktivitetin nga Turqia në Rodos të Greqisë.

Ky grup u shpërbë pas një operacioni të kryer nga Porti i Rodos në bashkëpunim me Drejtorinë e Mbrojtjes së Kufijve Detarë(DAPTHAS). Fillimisht Autoriteti Portual i Rodos u informua për një skaf i cili ndodhej në një zonë detare të Rodos, ku menjëherë në vendngjarje ka shkuar një varkë patrullimi për të identifikuar skafin.

Menjëherë është bërë edhe konfiskimi i skafit, në të cilin ndodheshin 27 të huaj. Pas hetimeve rezultoi se anëtari kryesor i këtij grupi është një 38-vjeçar, banues në Rodos, i cili më pas u arrestua.

38-vjeçari dyshohet se ka koordinuar me trafikantët në Turqi transferimin e paligjshëm të emigrantëve nga Turqia në Rodos dhe gjithashtu është kujdesur për pritjen si edhe transferimin e tyre në hotelet në përcaktuara për të qëndruar në ishull, të cilat funksiononin si “shtëpi e sigurt” për tu fshehur nga policia.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Akuzohet se vrau gruan, prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin

Selami Bodi, vrau në tetor të 2023 bashkëshorten e tij Etleva Bodi. Ngjarja e rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME