Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku raportohet se kanë vdekur të patën 50 persona dhe mbi 100 të rinj janë lënduar.
Sipas mediave maqedonase, mësohet se në lokalin në fjalë ka rënë zjarr rreth orës 3 të mëngjesit, për shkak të një shpërthimi të dyshuar nga mjete piroteknike, që janë përdorur gjatë një performance nga bendi maqedonas DNA.
Mësohet se pas ngjarjes janë arrestuar disa persona që kanë pasur lidhje me organizimin e kësaj feste private, dhe se Prokuroria ka thënë se të gjitha shërbimet kompetente, përfshirë edhe prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike Koçan, janë në terren.
Këtë mëngjes, shumë njerëz janë parë përpara lokalit në Koçan, për familjarët e tyre, pasi nuk e dinë nëse janë të gjallë apo të vdekur.
“Po kërkoj mbesën time. Nuk po na lejojmë të hyjmë dhe nuk e dimë ku është ajo. Telefoni i saj është duke punuar, por ajo nuk po përgjigjet. Ishim në spitalin në Koçan, në Shtip, disa njerëz i kanë dërguar në Shkup. Ndoshta është e plagosur dhe nuk mund të përgjigjet. Dikush duhet të na tregojë me urgjencë ku të kërkojmë”, ka thënë një grua për Radion Evropa e Lirë.
Drejtori i Qendrës për Menaxhim të Krizave, Stojançe Angellov ka bërë të ditur se është në Koçan, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Pançe Toshkovski dhe Drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev.
Autoritetet kanë thënë se do të deklarohen më vonë gjatë ditës.